Po të më kërkoje…

Aq i pritur..zëri yt…

Vdekje, heshtje.. sikur plagë..

Vetëm nata flet..magjepsje..

Një imazh i zhdukur..

Koha si poet pa frymëzim,

Tani pa role, pa shpresë, pa kthim..

Veç po të më kërkoje,

Vdekje, zëri yt…

Botë e futur në një lot..

Kufomë e jetës,

Fluturim i humbur, i mbyllur në kufi…

Një libër i zi, i pikëlluar,

Fjalët edhe ti…

Aq të dhimbshëm, aq të dëshiruar..

Mbetën vetëm hije..

Zjarr i ftohtë, pa zemër..

Apati…